Vuçiq: S’do ketë Asociacion derisa Kurti të jetë në pushtet

INA
INA

10/11/2023

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka folur në kuadër të Forumit të Paqes në Paris edhe për procesin e dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Vuçiq ka shprehur bindjen se derisa Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës nuk pret të ketë ndonjë progres në procesin e dialogut. Kurti dhe Vuçiç qëndrojnë në Paris për Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, edhe pse Vuçiq, tha për Danas, se nuk ka nisma për një takim të tillë, dhe sipas tij, edhe nëse do të ketë, ai nuk e di se për çfarë të flasë.

E konfirmuar është se si Kurti, ashtu edhe Vuçiç do të kenë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve evropiane në margjinat e samiti, të cilat do të jenë sërish një mundësi për t’u thënë atyre se duhet të ndërmarrin hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmbushjes së detyrimeve nga marrëveshjet e arritura në shkurt dhe mars.

“Është mirë që ne të dimë se ku jemi, të dimë se me kë kemi të bëjmë, dhe nuk ka asnjë filozofi të madhe, por mendoj se tani është e qartë për ata në perëndim që Kurti nuk dëshiron që ta formojë asociacionin e komunave serbe, se ai nuk dëshiron përparim në dialog dhe se gjithçka tjetër ishin trika ballkanikë që mund të funksionojnë një ose dy herë, por sigurisht jo në planin afatgjatë. Pra, do të jetë e rëndësishme për ne që të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë për të ruajtur paqen, por nuk besoj se ndonjë përparim serioz, veçanërisht jo formimi i asociacionit të komunave serbe, do të vijë ndonjëherë derisa Albin Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë./ Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

INFO

NA NDIQ