Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të martën se brenda dy ditësh Serbia do të nënshkruajë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve kamikazë.

Ai u tha gazetarëve në Abu Dabi se “shpreson” që pas pesë apo gjashtë muajsh, dronët e parë kamikazë do t’u arrijnë Forcave të Armatosura serbe.

Pas një vizite në Panairin e Armëve dhe të Pajisjeve Ushtarake 2023, ai shtoi se në ditët në vijim pret përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë, që, sipas tij, do ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Serbisë.

“Ne po përballemi me një periudhë sfiduese, dhe nga deklaratat e presidentit [rus], Vladimir Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë me shumë ashpërsi luftën në Ukrainë. Për disa ditë, pres ndryshime të mëdha në fushëbetejë, dhe në veprime të mëtejshme politike ndaj Serbisë, nga perëndimi dhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë”, tha Vuçiq.

Në një fjalim drejtuar kombit rus, më 21 shkurt, Putin akuzoi vendet perëndimore për nxitjen e luftës për shkatërrimin e Rusisë.

Ai tha se Rusia kishte bërë gjithçka për të shmangur luftën, por se Ukraina, e mbështetur nga Perëndimi, po planifikonte të pushtonte Krimenë.

Putin tha, po ashtu, se Rusia dëshiron ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë në mënyrë paqësore, “mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”.

Pushtimi rus i Ukrainës – që ka nisur më 24 shkurt 2022 – mbush një vit këtë javë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ