Vuçiq: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë të Bosnjës

Picture of ina-online
ina-online

05/08/2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtetet e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.

“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin”, tha presidenti serb Vuçiç, gjatë një vizite në rajonin serb të Bosnjës. “Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, tha ai.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviq, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviq.

Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Së voni, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shefit pro-rus të agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.
Ekziston frika e përhapur se Serbia, një aleate e Rusisë, mund të ndezë tensionet në Ballkan për të larguar të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi populist serb Vuçiç mori pjesë të premten në një ceremoni përkujtimore në entitetin serb të Bosnjës për dhjetëra mijëra serbë që në vitin 1995 u larguan nga Kroacia pas një ofensive ushtarake kroate që shënoi fundin e luftës.

Gjatë operacioni kroat “Stuhia”, i cili filloi më 4 gusht të vitit 1995, Ushtria kroate çliroi një pjesë të madhe të territorit kroat që kishte qenë nën kontrollin e kryengritësve serbë që nga viti 1991.

Forcat kroate i arritën qëllimet e tyre ushtarake në vetëm tre ditë, duke rrëzuar shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të kryengritësve serbe, Republikën e Krajinës Serbe. Përvjetori shënohet çdo vit në Kroaci si një triumf kombëtar.

Operacioni Stuhia nga serbët dhe zyrtarët e tyre shihet si një tragjedi sepse shkaktoi një shpërngulje të madhe të civilëve serbë nga Kroacia. Në atë operacion u vranë disa qindra serbë./voa/

TË FUNDIT
3 orë
A do të ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Clintonit e Obamës?
1 ditë
Roberta Metsola rizgjidhet në krye të Parlamentit Evorpian
1 ditë
A ka frikë nga një luftë e re në Ballkan? Flet ish-përfaqësuesi i lartë Petritsch
4 ditë
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë
4 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

ME TE LEXUARA

1 ditë
A ka frikë nga një luftë e re në Ballkan? Flet ish-përfaqësuesi i lartë Petritsch
1 ditë
Roberta Metsola rizgjidhet në krye të Parlamentit Evorpian
3 orë
A do të ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Clintonit e Obamës?

LEXO MË SHUMË

Charles Kupchan

A do të ketë luftë të re në Ballkan? Si përgjigjet ish-këshilltari i Clintonit e Obamës?

roberta metsola

Roberta Metsola rizgjidhet në krye të Parlamentit Evorpian

wolfgang petrich petric

A ka frikë nga një luftë e re në Ballkan? Flet ish-përfaqësuesi i lartë Petritsch

bujanoc lugine

Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

tv-media-radiodifuzion

Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Lajcak

“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

petkovic simic serbi kine

Ministrat e Vuçiqit në Kinë, heshtje në Bruksel?!

INFO

NA NDIQ