Vuçiq: Shpresoj në një zgjidhje për Kosovën, edhe pse nuk besoj fare

Presidenti i Serbisë , Aleksandar Vuçiq u deklarua pas takimit që zhviloi në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Vuçiq tha se shpreson në zgjidhjen e problemit me Kosovën, ndonëse për këtë ai nuk u shpreh optimist.

“Fillimi i bisedimeve për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një zgjidhje, edhe pse nuk besoj fare”, shkroi Vuçiq.

Në anën tjetër Borrell pas këtij takimi tha se pas tensioneve në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve ./21Media