Vuçiq takohet me Ramën: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takuan sot në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

“Një përshëndetje e shkurtër gjatë takimit me mikun tim @ediramaal në margjinat e hapjes së #UNGA77 dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para nga kjo ngjarje e rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë #UNGA2022. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkroi Vuçiq në Instagram.