Vuçiq: Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor në Serbi

Picture of INA
INA

05/06/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiq në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi.

Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që në Beograd të niste punën udhëheqësia e re, sa më shpejt që është e mundur, pasi, sipas tij, 750.000 njerëz kanë votuar prej 1.6 milion banorëve në total.

“SNS ka fituar bindshëm në Beograd dhe Novi Sad”, ka pretenduar Vuçiq.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor.

Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja.

Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve.

SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë.

Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm./REL

TË FUNDIT
16 orë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
17 orë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës
1 ditë
Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi
4 ditë
Evropa sot voton, kush do e marr timonin
5 ditë
“Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Analiza e REL: Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori! Si u konceptua

ME TE LEXUARA

16 orë
Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet
17 orë
Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

LEXO MË SHUMË

moti nxehti temperatura-termometri

Për shkak të valës së nxehtit në Greqi, mbyllen shkollat dhe çerdhet

siljanovska-zelenski-2-780x439-1

Vazhdon vizita e presidentes Siljanovska- Davkova në Berlin në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës

IMG_2910

Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi

parlamenti evropian zgjedhjet be

Evropa sot voton, kush do e marr timonin

vucic dodik

“Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Analiza e REL: Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori! Si u konceptua

Dodik

Kërcënon Miorad Dodik: Ka një vendim për ndarjen e Bosnjës

Ursula Von der Leyen

Von der Leyen u bën thirrje qytetarëve evropianë që të dalin në zgjedhje

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Kryeministri i ri i RMV-së qartë të deklarojë se e respekton Marrëveshjen e Prespës

bia-serbe

Shërbimi inteligjent i Kosovës zbuloi spiunët e BIA-s serbe në Ferizaj

INFO

NA NDIQ