Vuçiq tha se nuk ndihmoi Ukrainën dhe Rusinë me armë – Prapavija e deklaratës dhe “Lufta speciale” kundër Kosovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2023

Ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”.

“Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiq.

Në fund të shkurtit, disa media ruse njoftuan se 3.500 raketa nga fabrika serbe “Krushik” iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës, përmes Turqisë dhe Sllovakisë, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se ky informacion shkakton “shqetësim të thellë”.

Mirëpo, kjo deklaratë lë për të nënkuptuar edhe shumë gjëra të tjera, nisur nga dyshimet nëse Vuçiq dëshiron të largojë vëmendjen sa i përket çështjes me Kosovën.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, kanë folur ekspertët e sigurisë.

Shala: Institucionet e sigurisë së Serbisë janë pro ruse duke kultivuar dhe mbarvajtur raportet në nivelet me të larta

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Serbia nuk ka mundur të jep armë Ukrainës pasi e njëjta është pro Rusisë.

“Deklarimi që është dhënë nga zëdhënësja e Kremlinit për involvimin e armëve serbe për Ukrainën unë më shumë e shoh si deklarim se sa veprim konkret për arsye:

1. Shteti i Serbisë është pro-ruse në nivelin politik

2. Institucionet e sigurisë së Serbisë janë pro ruse duke kultivuar dhe mbarvajtur raportet në nivelet me të larta të këtyre institucioneve policore, ushtarake dhe shërbimeve”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti tregon prapavijën që mund të fshihet nga kjo deklaratë.

“Por ky deklarim mund të jetë bërë më shumë për të përçuar mesazh për Aleksandër Vuçiqin që të mbrojë interesant e linjës së Putinit sepse përndryshe mund të pësosh sabotime në industrinë ushtarake siç ka ndodhur 2011/2012 në Serbi nga njësitë e GRU”, shpjegoi Shala për “Bota sot”.

Tërnava: Kjo sjellje e Serbisë në këto situata po e dëmtojnë botën demokratike

Ndërsa, eksperti tjetër i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që deklarata e Vuçiq nuk mund të jetë e vërtetë pasi e gjithë bota është duke ia tërhequr vëmendjen Serbisë që po i qëndron pran Rusisë.

“Politikat si lufta speciale të cilat zhvillohen në kohëra konfliktuoze sikur që është tani lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e kanë qëllimin që të arrihen ato qëllime për të cilat zhvillohen ato politika speciale. Këto politika gjithkush nuk i kupton, dhe nëse dekonspirohen ato politika tani ai shtet mund të ketë konsuenca të cilat munden t’i kushtojnë atij shteti shumë. Prandaj marr në tërësi këtë që u tha, është e kuptueshme sikur që thotë më 5 mars presidenti serb, Aleksander Vuçiq se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës. Sikur të ishte kështu sikur e thotë presidenti serb Vuçiq, e kur dihet se e tërë bota demokratike në krye me Amerikën janë duke ia tërhequr vërejtjen Serbisë, e cila si e vetmja në Evropë po i qëndron pranë Rusisë”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë, më tej thekson që sjellja aktuale e Serbisë po e dëmton botën demokratike.

“Prandaj kjo sjellje e Serbisë në këto situata po e dëmton botën demokratike, edhe që BE me planin franko-gjerman që ia imponon dy shteteve Serbi-Kosovë që ta pranojnë ose ta lënë, gjë që kjo e ka qëllimin e pajtimit mes këtyre dy shteteve tani. Por nëse njëra palë nuk e pranon këtë ofertë, në të ardhmen do të ketë reputacione negative për të, kurse me pajtimin me Kosovën, në këto dy shtete do të investohet shumë dhe populli do t’ia sheh hairin me rritjen e standardeve jetike në këto dy shtete”, potencoi eksperti.

Në fund, ai shton që politikat serbe që janë nën udhëheqje tash e një kohë janë duke punuar për plane kundër Kosovës, ani pse sipas ekspertit njohja reciproke do t’i ndihmonte.

“Politikat serbe që udhëhiqen tani e qysh nga moti, e kanë qëllimin të largojnë vëmendjen nga Serbia për planet që janë duke i përgatitur ndaj Kosovës, dhe pajtimi me Kosovën dhe radhitja në krah me shtetet demokratike, Serbia do të kishte përfitime të mëdha, edhe që partitë nacionaliste po e kërcënojnë Vuçiqin për njohjen e pavarësisë të Kosovës”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

vjosa osmani okb un

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

Universiteti i Prishtines

Akuzohet për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra profesori Xhevat Krasniqi

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

vucic-kurti

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

INFO

NA NDIQ