Vuçiq tregon se sa forca i ka në kufi me Kosovën

Picture of INA
INA

30/09/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi.

Ai nënvizoi se përshkallëzimi i konfliktit do të ishte “kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë” për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Vuçiqi i quajti joproporcionale paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se se numri i forcave serbe në terren “është duke u zvogëluar.”

“Vitin e kaluar kishim 14,000 njerëz pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000,” tha Vuçiq për Financial Times .

Ai tha se Serbia nuk dëshiron konflikt.

“Pse do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Ta shkatërrojmë atë brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë. Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të kërcënojnë pozicionin e saj në negociatat me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha Vuçiq.

Të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.

Të shtunën, Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian i kërkuan po ashtu Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ajo u sulmua në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rrugë pranë një ure në Basnjkë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Policia e Kosovës e mori nën kontroll manastirin më vonë atë ditë.

Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.

Pesë ditë pas sulmit, përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Që nga viti 2013, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar një dialog për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e Brukselit.

Normalizimi është vendimtar për përparimin e të dy vendeve drejt anëtarësimit.rel

TË FUNDIT
3 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
7 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
7 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
24 orë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

2 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën
1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
1 ditë
“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ