Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën

Picture of INA
INA

13/09/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë ai, “problemin e Kosovës”, teksa ka paralajmëruar marrjen e masave për këtë gjë.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para nisjes së fjalimit të presidentit serb, Serbia kërkon “heqjen e pasojave kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas dokumentit, Serbia kërkon:

1.shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

2.kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

3.tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

4.tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

5.formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

6.zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

7. kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

Përveç këtyre kërkesave, në dokument përmendet se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të “shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”.

TË FUNDIT
8 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
10 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
15 orë
Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori
22 orë
Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën
23 orë
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_0970

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

IMG_9126

Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe

Qeveria-Kurti

Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

ejup maqedonci

Ministria e Mbrojtjes: Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

xhelal svecla ura ibrit veri

Admirali i NATO-s: “Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment”

KFOR KS

Merr zyrtarisht detyrën kreu i ri i KFOR, Enrico Barduani

Erdogan Vucic

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

INFO

NA NDIQ