Vuçiq Vokerit : “Nuk është më koha jote”, tash erdhi në Prishtinë për formimin e “Shqipërisë së Madhe”, por kjo nuk do të ndodhë

0

“Nuk ka asgjë Uliam nga ajo puna e jote qorre ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke komentuar deklarimet se Voker erdhi në Prishtinë “ të formojë qeverinë”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Vuçiq Serbia sot nuk është një grusht tërshëre që mund të gëlltisni, siç keni bërë në vitin 1999. Çka ke punuar në vitin 1999, atë e ke bërë, tash nuk është koha jote Uliam, ka thënë Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Ai me ironi ka theksuar se Voker “siç dikur me pranimin e vetë formoi Kosovën e pavarur, tash ka shkuar në Prishtinë sepse është koha të formohet Shqipëria e Madhe, por si tha ai kjo nuk do të ndodhë”. “Nuk ka asgjë Uliam nga ajo puna jote qorre” tha Vuçiq. Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së Uliam Voker që mbahet mend për raportin për kinse “masakrën” e Reçakut, pas të cilit NATO bombardoi SRJ, po qëndron në Kosovë. Diplomatin e dikurshëm amerikanë mediat e vënë në lidhje me CIA, Voker me ftesë të Behxhet Pacollit po qëndron në Kosovë në përvjetorin e Reçakut./BotaSot