Vuçiqi dekoron Grenellin: E meriton për përkushtimin e tij ndaj Serbisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/02/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se ka vendosur ta dekorojë ish-të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë, Richard Grenell.

“Ky vendim s’ka të bëjë me Qeverinë. Është vendim i imi. Mendoj se ai ishte ndër të paktit njerëz nga SHBA-ja që ka pasur qasje më të balancuar, që ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin tonë për Kosovën dhe Metohinë. Ai nuk është se mendon ndryshe nga pjesa tjetër e administratës amerikane, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë palën serbe”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë për media të mërkurën.

Grenelli ka qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi, në kohën kur Donald Trump ishte president i SHBA-së.

Dekorimi i tij u bë në Ditën e Shtetësisë së Serbisë, kur presidenti ndan urdhra të lartë shtetërorë për individë, shërbimet e të cilëve i dallon.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje kroaci

Kroaci: Mbi 3,7 milionë qytetarë votojnë për Parlamentin e ri

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

kris hill

“Të ngulet në hu”, kërcënohet me vdekje ambasadori amerikan në Beograd

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

INFO

NA NDIQ