Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se beson se mund të ketë një sulm të SHBA-ve ndaj Iranit.
“Shpresoj që të mos ketë ndërhyrje amerikane, dhe mendoj se do të ketë. Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm. Shpresoj që të jetë vetëm një kërcënim dhe që të arrihet një marrëveshje ndërkohë.
Vetëvendosja nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu, a do ketë sot “tym të bardhë” në Kuvendin e Kosovës?
Është mirë që iranianët biseduan me evropianët dhe se ka njëfarë shprese që gjithçka të mund të përfundojë me bisedime”, tha Vuçiç.
Sipas tij, nuk është mirë për ne që të kemi paqëndrueshmëri. Mos harroni se kur çmimet e naftës rriten, kjo ndikon në të gjitha produktet e tjera që varen nga nafta.
“Populli ynë ka një qasje tifozësh. Disa brohorasin për Izraelin, të tjerë për Iranin. Kemi parë sulme të pabesueshme izraelite.
Sukses magjepsës të shërbimit të jashtëm izraelit. Iranianët janë një popull i guximshëm, ata mbrojnë veten me guxim, kjo mund të çojë në konflikt.
BIEN TË GJITHA/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Të dy janë miqtë tanë. Gjithçka do të shkonte drejt shkatërrimit nëse Irani do të merrte Ngushticën e Hormuzit. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Ata po luajnë pjesën e tyre të dytë tani”, tha Vuçiç.