Fejzi Hajdari
Vuciqi e zbuloi skenarin per “mbrojtjen e Ali Ahmetit” para zgjedhjeve, të paraprirë nga vizita e gazetarëve “misionarë” Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Berat Buzhala…
Tashti mendoj se e kuptuat pse Batoni, Buzhala e Fevziu, kishin ardhur ne Shkup dhe “me rekomandim te kujt”!
Sa here qe ne keto troje shqiptare te Maqedonise shperfaqet ne horizont nje ide, nismë ose aktivitet (aksion) konkret per ndryshim tek shqiptaret, ndryshe nga ai, i cili me vite (mbi 20 vite) kultivohet ne dëmë te shqiptareve, jane ne radhe te pare pikerisht “misionarët shqiptarë” te stimuluar dhe dirigjuar nga “butoni” pertej kufirit verior, qe perpiqen ta riafrmojné, mbeshtesin dhe shtyejnë perpara gjendjen e disfavorshme, te pashpresë dhe diskriminuese. Pra keta “tipa” orvaten ta mbajne ruajne “status quon” e pozites se shqiptareve, duke mbeshtetur shqiptaret e politikes te cilet na sollen ne kete gjendje te pashprese.
Ne kete kuader duhet shikuar edhe deklarata e Vuciqit per ta perkrahur Ali Ahmetin kunderjt Albin Kurtit, duke dashur ta paraqes Albini se “po perzihet ne pune te brendshme” te shqiptareve te Maqedonise, deklarate kjo qe kohe me pare doli edhe nga goja e Ali Ahmetit.
Me pak fjale, reagimi i Vuciqit PRO Ali Ahmetit, tani e zbulon edhe strategjinë per Open Ballkanin. Tani shihet qarte pse Vuciqi, Rama, opozita kosovare me mediat e tyre dhe Ali Ahmeti, e mbeshtesnin Open Ballkani, projekt ky shume i demshem per shqiptaret