Vuçiqi i vazhdon filmat, anulon disa vizita “për shkak të situatës komplekse në Kosovë”

Picture of INA
INA

19/05/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon me filmat e tij duke pretenduar se situata e sigurisë në Kosovë është komplekse.

Kabineti i Presidentit të Serbisë ka njoftuar sot se Vuçiqi po anulon vizitën në rajonin e Banatit të Jugut në Serbi, për shkak të, siç thuhet, “situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”.

Në njoftim thuhet se “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë ditës do të zhvillojë disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën”.

“Prandaj ai sot do të marrë pjesë vetëm në mbledhjen e madhe publike në Pançevë, e cila është caktuar për në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e shkurtër.

T’ju kujtojmë se Vuçiqi është dashur të vizitojë sot disa qytete në Serbi dhe ditën ta mbyllë në Pançevë, ku është paraparë t’i drejtohet qytetarëve.

E arsyeja e anulimit të këtyre vizitave lidhet me betimin e paralajmëruar të Erden Atiqit në një seancë ceremoniale si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut me fillim nga ora 11.

Vuçiqi dje ka thënë se asnjëherë nuk do t’i njohin kryetarët e rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat e veriut të Kosovës.

Edhe shtetet e Quint-it, mbrëmë përmes një deklarate të përbashkët, thanë se ndonëse zgjedhjet ishin legjitime, rezultatet e tyre nuk janë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË