Vuçiqi po i tregon BE-së gishtin e mesit, shkoi në Kinë dhe jo në Samitin e Berlinit, flet eurodeputeti gjerman

ina-online
ina-online

18/10/2023

Refuzimi i ftesës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për t’iu bashkuar liderve evropianë dhe Ballkanit Perëndimor në samitin e procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, nuk ka mbetur pa u komentuar.

Lideri serb ndërkohë ndodhej në Kinë, ku nuk i kurseu kritikat për Kosovën. Sipas deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, me veprime të tilla, Vuçiç po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Ai ka cilësuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiçit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiç refuzoi ta nënshkruante.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkroi Butikofer.

Lëvizjet e fundit të Vuçiçit, i ka kritikuar të hënën edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Asaj nuk i ka shpëtuar fakti se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e bojkotoi samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë për të shkuar për vizitë në Kinë. Sipas von Cramon, ky është një sinjal për Bashkimin Evropian, ku presidenti i një shteti pretendent për të hyrë në BE bojkoton samitin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Christopher Hill Kristofer

Ambasadori Hill: E di Serbia mirë cili është detyrimi i saj

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

presheva

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

pare-euro

CREDIT SUISSE publikon listën e milionerëve të Ballkanit, ja sa janë nga cilët shtete

blinken

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan – Ky është paralajmërimi për Serbinë!

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

rusia moska

Eksperti i sigurisë: Jo më Serbia, cili është shteti ballkanik që do përdor Rusia

kuleba

Pjesëmarrja e Lavrovit irriton Ukrainën, Koleba nuk merr pjesë në Këshillin Ministror në Shkup

abazovic kuvend

Abazoviqi për pak sa nuk është përleshur me një deputet në Parlamentin e Malit të Zi (VIDEO)

INFO

NA NDIQ