Vuçiqi: S’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e tij të enjten në seancën e jashtëzakonshme për propozimin evropian në dialogun me Kosovën, është shprehur edhe për orientimin e shumëpërfolur strategjik politik të Serbisë që me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë do të thoshte shkëputje e miqësisë së vjetër.

“Nuk jam i kënaqur me këtë, por nuk e di sa do të mund të rezistojmë pa i vënë sanksionet. Po paguajmë një çmim pasi nuk i vumë, por kjo është çështje e përcaktimit politik të udhëheqësisë tonë” ka thënë gjatë seancës Vuciq.
Vuçiqi edhe çështjen e pranimit të propozimit franko-gjerman e kishte paraqitur sikur një vendim i pranuar nën presion pas kërcënimeve të pesëshes së madhe të diplomatëve perëndimorë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, që gjendet në Washington tani dhe që para se të nisej pas takimit me ambasadorin e ShBA-së, Christopher Hill, kishte shkruar se ‘është politikë dhe strategji e Serbisë thellimi i marrëdhënies me SHBA-në’.
Serbia është gjendur nën presionin ndërkombëtar për t’u larguar nga influenca e Rusisë që është e konsiderueshme, e si gjest i parë do të duhej të ishte vendosja e sanksioneve siç pritet nga një shtet partner i Bashkimit Europian, njëkohësisht anëtar.
Ivica Daçiq, që mori detyrën si kryediplomat i Serbisë dhe përflitet si njeriu i Rusisë në Beograd në fund të vitit të kaluar, që nga fillimi e kishte mohuar si opsion këtë, por duke shtuar edhe një kushtëzim pragmatik, kur në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se ‘Serbia nuk do të mund t’ia lëshonte dorën dikujt që po e mban të mos bie në humnerë, pa ia zgjatur dorën dikush tjetër për ta shpëtuar’.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jakov Milatovic

Podgorica nuk pranon antarësimin në grup në BE

vucic

Vuçiq sfidon BE-në: Kurrë sanksione ndaj Rusisë

kris hill

Uashingtoni “shuplakë” Beogradit

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

xhamia selanik

Hapet pas 102 vitesh për besimtarët Xhamia e Re në Selanik

freedom-house

Raporti i Freedom House: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

protesta beograd

E pazakontë: Babai nga Mali i Zi, nëna nga Veriu i Kosovës, i riu serb bën testin e ADN-së dhe del shqiptar

vucic

AP: Armatosja e Serbisë me “Rafale” – kritikët shqetësohen se Vuçiqi mund të inkurajohet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Vucic-Macron

Serbia afër një marrëveshjeje për të blerë avionë ushtarakë francez

INFO

NA NDIQ