Vulin solli helikopterët serbë, filluan shuarjen e zjarrit në Maqedoni (Foto)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në Staro Nagoriçan ka pritur homologun e tij serb, Aleksandar Vulin i cili me vete solli edhe katër helikopterë të cilat Serbia i ka vënë në dispozicion të shuarjes së zjarreve që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut nga dje.

Spasovski potencoi se solidariteti dhe e përbashkëta janë të rëndësishme në këto momente.

“Çdonjëri është i rëndësishëm që do të përfshihet në këtë luftë. Dëmin material bashkërisht do ta kompensojmë, kurse siguria e qytetarëve mbetet prioritet i yni më i madh”, tha Spasovski, transmeton TV21.

Ndërkaq, Vulin njoftoi se tre nga katër helikopterët janë për shuarjen e zjarrit.

“Nga sot, në territorin e Maqedonisë së Veriut gjenden katër helikopterë të MPB-së së Serbisë, prej të cilët tre janë të kundërzjarrit, gjegjësisht mund të shuajnë zjarre, kurse i katërti është për detektim dhe udhëzim, nëse situata përkeqësohet, jemi të gatshëm të intervenojmë dhe me njerëz tanë dhe me teknikë kudo që do të ketë nevojë”, porositi Vulini.

Porositi, se të gjithë jemi një në këto troje dhe duhet t’i dalim në ndihmë njëri-tjetrit.