Vulin: Unë e kam dhënë urdhërin për Sanduloviçin, shërbimet tjera i vrasin tradhtarët, më vjen keq që s’bëra më shumë

INA
INA

06/01/2024

Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, po pretendon se politikani serb, Nikola Sanduloviq, është arrestuar si rezultat i një urdhri që e ka dhënë sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe, shkruan Politika.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Vulin e ka bërë këtë sa për t’ia shpëtuar fytyrën Aleksander Vuçiqit.
“Sanduloviq është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës”, ka thënë Vulin për Novostin.

Vulin ka thënë se Sanduloviq është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”.

Njeriu me lidhjet më të forta me Moskën, tutje iu ka kërkuar falje serbëve se s’mundet të bëj më shumë lidhur me këto raste.

Mes tjerash, Vulin ka thënë se “nëse Sanduloviq do të vendoste lule tek varri i Himmlerit, Mossadi do ta vriste, nëse do të vendoste lule tek varri i Bin Laden, CIA do t’ia gjente kokën”, ka deklaruar Vulin,

“I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”, ka thënë Vulin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-greke

E rëndë në Greqi, klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

tabela-open-balkan-ballkani-hapur

Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

INFO

NA NDIQ