Vullnet Ameti me dedikim prekës për të vëllanë: Do të takohemi në ëndrra Luan

INA
INA

24/05/2023

Ish rektori i UT-së Vullbet Ameti ka shkruar ne fb një dedikim prekës për të vëllanë e tij të ndjerë:

Vullnet Ameti shkruan:

“Do të takohemi në ëndrra, Luan. Ad perpetum!

Po zbrazet jeta ime. Po zbrazet me ikje. Me ikjen që krijon zbrazëtirë të pafundme dhe mungesë të përgjithmonshme…

Krahu im i djathtë, Fuqia ime e përhershme, qe e pafuqishme këtë herë për ta mposhtur sëmundjen e rëndë. Luftove jo pak në betejën e rëndë, me aq shumë peripeci dramatike, por asaj nuk iu gjet dermani edhe pse shpresat ishin aty… Prisnim deri në frymën e mbramë që Zoti të ishte edhe këtë herë bujar, t’i dëgjonte lutjet tona dhe të bënte ndonjë mrekulli, siç di vetëm Ai t’i bëjë, por nuk qe ky rasti.

E kuptova se përpara kalkulimeve të Universit jemi të pafuqishëm dhe ne, si qenie në Tokë, na ngelet vetëm që ta bëjmë atë çfarë është njerëzore dhe humane, sepse JETËN s’ia jep dot sado që të duash!

Në rastet vendimtare, gjatë betejës, e dënoja veten pa mundur t’i zgjidhja kundërthëniet e brendshme që kisha: të të kisha sa më gjatë e sa më afër në agoni, derisa i dëgjoja intervalet shushatëse të aparateve mjekësore që të rrethonin dhe që më krijonin bindjen se po ta zgjatnin jetën apo të të lija qetësisht ta merrje rrugën Tënde?

Dhe, një natë si kjo e 22 majit, kjo ikje më erdhi si shkulm për ta shuar përgjithmonë dritën time. Njeriu nuk qenka asnjëherë gati për humbje edhe kur mendon se është! Do më mungojë humori Yt fin, sarkazma që nuk e kurseje, rrëfimet, besnikëria, sinqeriteti dhe shakatë e Tua, ndërsa portreti Yt autokritik, me duhan në dorë, do të më ndjekë kudo dhe përgjithmonë.

Kam dëgjuar diku se dhimbja është emocioni me kujtesën më të gjatë dhe unë uroj të kem sa më shumë dhimbje, të të kem sa më gjatë në kujtesë! Sot e tutje gjithnjë e më të shumta do të jenë çastet kur do ta ndjej mungesën Tënde.

Të qoftë e lehtë lëndina VËLLA i ditëve të mira dhe MIK i ditëve të vështira.

Unë, zemërthyeri deri në fund do të pres nëse do të më shfaqesh diku… si imazh, si kujtim, si hije apo si ËNDËRR.”

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ