VV: Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë me pakicat, gjasat më të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë

Picture of Ina Online
Ina Online

13/02/2025

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se me rezultatet aktuale të numërimit të votave, votat e diasporës dhe ato me kusht, do të arrijnë ta formojnë qeverinë si parti e vetme bashkë me komunitetet jo serbe.

Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje tha se qëndrimi i kësaj partie është i palëkundur sa i përket mosbashkëpunimit me Listën Serbe.

“Ne po presim numërimin që po bëhet në Qendrat e numërimit dhe besojmë që me këto numërime dhe votat e mërgatës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara besojmë do të marrim numrin e mjaftueshëm të votave dhe pastaj të deputetëve që ta bëjmë Qeverinë të vetëm si subjekt politik, natyrisht në marrëveshje edhe me deputetët e komuniteteve pakicë por duhet të ritheksojmë se nuk bëhet fjalë për listën serbe, ne nuk do të diskutojmë me Listën Serbe por behët fjale për deputetët e partive të tjera të komuniteteve joshumicë, tha Batusha.

I pyetur se çka nëse nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, Batusha tha se në këtë rast më mirë të kalojnë në opozitë sesa të formojnë ndonjë koalicion me partitë e tjera opozitare.

“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme por gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, tha Batusha për RTV21.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË