Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!
Kjo pyetje është drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tregon se si në qeveritë e kaluara, miliona euro përfundonin në xhepat e pushtetarëve.
“Miliona euro kanë përfunduar në pak xhepa në secilin projekt infrastrukturor. Për të kuptuar përmasat e kësaj zhvatjeje mjafton të përmendim vetëm një projekt që dëshmon për brutalitetin e plaçkitjes së parasë publike.
240 milionë euro do të kushtonte projekti i shpronësimit për rrugën Kijevë-Zahaq, apo 150 milionë euro më shumë se projekti aktual që po bëhet tash me Qeverinë Kurti.
Nga 240 ka rënë në 90 milionë euro, ndërkohë mund ta merrni me mend se ku do përfundonin 150 milionë euro.
Prandaj, ka shumë siklet me Qeverinë Kurti e cila i ka cënuar rëndë milionat për grupet e ngushta të interesit të lidhur me ish-pushtetarët tash në opozitë. Zhurmat që manifestohen nga ta kudo janë jehonë e një dhimbjeje me burim të xhepat e tyre.”, thuhet në reagim. (INA)