Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, muajt e verës u paralajmërua se do ti shtohej edhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.
Ai paralajmëroi një ideologji krejtësisht të re në skenën politike shqiptare të MV-së.
Fillimisht ai kishte thënë se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes së brendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjitha nivelet e pushtetit shtetërorë.
Ai i bën thirrje popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjitet këtij projekti të pakthyeshëm kombëtar, projekt ky që do të jetë i pakompromis në drejtim të barazisë në shtet, i cili ka vetëm një emër Vetëvendosje Kombëtare (VVK). Por përkundër kësaj, kjo nismë s’doli në dritë. Nëse do aktivizohet edhe do ketë 10 subjekte politike shqiptare në Maqedoni.(INA)