Walker takohet me Kurtin, ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur

ina-online
ina-online

14/01/2024

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri Albin Kurti, priti në një takim miqësor, ambasadorin William Walker.

Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës./Klankosova.tv

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ