Walker thotë se presioni ndaj Kosovës është i padrejtë

Picture of INA
INA

06/06/2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, për ushtrimin e detyrës së kryetarëve në objektet komunale në katër komunat veriore.

Pasoja e parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishte përjashtimi i Kosovës nga stërvitjet “Defender Europe 2023”.

E këtë qasje të SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb.

Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha Walker për Tëvë 1

Walker, vlerëson se Serbia është duke u toleruar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Kosova është duke u përballur me presione.

Ai tutje thotë se Kosova është një shtet sovran dhe ka një kryeministër që ka mbështetje të madhe.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës. Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti. Ky presion nga SHBA-të nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë. Me vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-të, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova. Në anën tjetër duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.

BE dhe SHBA-të po kërkojnë që sa më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, dhe palët të rikthehen ne tryezën e bisedimeve.

TË FUNDIT
4 orë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
10 orë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
10 orë
Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir (VIDEO)
19 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
1 ditë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Keshilli-Evropian-flamuri-rus-

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

faton

Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir (VIDEO)

liridona shala faton hajrizi e dashura

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

arianit koci

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

albulena haxhiu

Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

INFO

NA NDIQ