Wesley Clark: Millosheviçi mendjemadh, s’do bombardonim po ta…

Nëse ish-udhëheqja jugosllave me në krye Sllobodan Milloshevicin do ta kishte pranuar marrëveshjen në Rambuje, bombardimi nga ana e NATO-s me siguri nuk do të kishte ndodhur, deklaroi gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, komandanti supreme i forcave europiane të NATO-s gjatë bombardimeve më 1999.

Clark e nënvizoi se ndërhyrja ndodhi për shkak të spastrimit etnik që po kryhej asokohe dhe se qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia për ta vendosur sigurinë dhe demokracinë. Clark megjithatë beson se “nuk ka mbaruar ende”, sepse ka tensione midis Kosovës dhe Serbisë dhe siç thotë ai, tensione ekzistojnë gjithashtu midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore.

Clark theksoi se “marrëveshja e ofruar Sllobodan Milloshevic ishte në thelb identike me marrëveshjen e parashikuar për Bosnjë e Herzegovinën”, dhe e përshkroi presidentin si një njeri mendjemadh.“Kur trupat e NATO-s do të transferoheshin në BeH më 1995, Millosheviçi ra dakord dhe tha se kjo mund të bëhej përmes territorit serb. Katër vjet më vonë, ai ndryshoi mendim – duke hedhur poshtë gjithçka që ofrohej.

Ai sabotoi marrëveshjet, negociatat dhe në fakt e krijoi konfliktin”, tha Clark. “Trupat e tij kryen mizori të mëdha në Kosovë – kështu që ai e bëri rezultatin të pashmangshëm”, tha Clark, duke shtuar se pas vetëm disa ditësh, u bë e qartë për NATO-n se Millosheviçi duhet të hiqte dorë nga Kosova. “Nëse ai nuk do ta kishte kthyer armën, pajtimi mund të ishte i mundur, mund të kishte më shumë paqe sot, nuk do të kishte tensione aktuale”, shtoi ai.

Top Channel