WhatsApp fillon të bllokojë të bërit “screenshot” të mesazheve që zhduken

WhatsApp ka filluar të vendosë një masë sigurie që i ndalon njerëzit të “fotografojnë” mesazhet që zhduken.

Tipari “View Once” u shfaq në 2021 dhe i bën jehonë asaj që është e disponueshme në Snapchat.

Përdoruesit mund t’i dërgojnë mesazhet – duke përfshirë foto dhe video – njëri-tjetrit për një kohë të caktuar përpara se të zhduken.

Për fat të keq, WhatsApp e anashkaloi faktin se kushdo thjesht mund të “fotografonte” përmbajtjen dhe në këtë mënyrë të mundte ta ruante.

Por afërsisht një vit më vonë, shefi i WhatsApp, Mark Zuckerberg njoftoi se do të vinte një opsion “bllokimi i opsionit për screenshot” për të zgjidhur problemin.

Dhe testuesit beta të aplikacionit thonë se “bllokimi” ka filluar të shfaqet.

Kështu, çdo përdorues që përpiqet të bëjë një gjë të tillë ndalohet ta bëjë këtë dhe shfaqet mesazhi i mëposhtëm: “Nuk mund të bëni ‘screenshot’ për shkak të politikës së sigurisë”.

Nuk ka ende një datë fikse se kur kjo do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit, gjithçka thotë WhatsApp është se “ne po e testojmë këtë veçori tani dhe jemi të ngazëllyer që ta shpërndajmë atë për përdoruesit së shpejti”.