WhatsApp teston opsion e ri për formatin GIF të animuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Maj, 2023

Aplikacioni i njohur WhatsApp, pritet të lëshoj një veçori të re, që do t’u mundësoj përdoruesve që të kenë mundësi të përdorin më shumë formatin e animuar të GIF.

Siç vë në dukje WABetaInfo, WhatsApp do ta luajë animacionin vetëm një herë edhe nëse GIF-i është i hapur. Pas kësaj, shfaqet distinktivi i njohur “GIF” dhe ju duhet të prekni përsëri imazhin nëse dëshironi ta shihni sërish animacionin.

Gjithsesi, ky është një përditësim mjaft i vogël, por do ta bëjë më argëtues ndarjen e memeve të animuara, kështu që mund të ketë një efekt të madh në bisedat tuaja.

Nëse jeni pjesë e programit WhatsApp TestFlight, mund të keni tashmë akses në GIF-të që luhen automatikisht – nëse jo, funksioni i ri gradualisht po aktivizohet për më shumë përdorues dhe përfundimisht do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit.

Formati GIF është lëshuar për herë të parë në qershor 1987, por është i popullarizuar për ndarjen e memeve të animuara në mediat sociale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

android 14

Android 14 mund të sjellë funksionin e shëndetit në telefona dhe tableta

intelegjenc artificiale

A po nxitohemi me inteligjencën artificiale?

samsung

Samsung Galaxy Unpacked Fold 5 dhe Flip 5 do të prezantohet në Korenë e Jugu

telefon

Gabimet e zakonshme që na shkatërrojnë celularin gjatë verës

chat-gpt

Mbikëqyrësi japonez i privatësisë paralajmëron OpenAI – krijuesin e ChatGPT për të dhënat e përdoruesit

gsmarena_002-1024x571

Apple Reality Pro, pritet të vij me pamje dy herë 4K

Apple-1

Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

3_Main-Apple-iPhone-battery

Shkencëtarët krijojnë një bateri celulari që mund të karikohet për 60 sekonda

INFO

NA NDIQ