Whatsappi do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj

INA
INA

15 Gusht, 2023

WhatsAppi ka bërë një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Përditësimi më i ri është se përdoruesit tani mund të reagojnë ndaj mesazheve, të kyçin bisedat private dhe madje të modifikojnë mesazhet e tyre.

Ka edhe disa përditësime të tjera. Një prej tyre është veçoria e re “Screen Share” që lejon kontaktet e Whatsappit të shikojnë gjithçka në ekranin e telefonit tuaj.

Kompania njoftoi përditësimin e madh javën e kaluar.

Prezantimi i “Screen Share” synon t’i lejojë përdoruesit të tregojnë fragmente nga faqet e internetit që po shfletojnë, apo dokumente që po shikojnë.

Pronari i Meta, Mark Zuckerberg postoi në lidhje me përditësimin e ri në rrjetet sociale dhe ndau një foto të tij në një telefonatë grupi WhatsApp, ku dikush po ndante ekranin e tij.

Sapo të lansohet në javët e ardhshme, përdoruesit do të shohin një ‘ikonë Share’ në aplikacion dhe pasi ta shtypin do t’u jepet opsioni për të ndarë një aplikacion specifik ose të gjithë ekranin e tyre.

Gjatë muajit të kaluar, Meta njoftoi se do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra video 60 sekondash drejtpërdrejt në biseda.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

roboti-780x470

Japonia ka prodhuar një robot 4.5 metra të lartë, që kushton 3 milionë dollarë

rrezatim- vale elektromagnetike

Rrezatimi elektromagnetik, çfarë është dhe sa të kujdesshëm duhet të jemi?

apple-iphone-15-pro-3

Pse po mbinxehet iPhone 15-shi?

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

apple-iphone-15-pro-3

Një përdorues i iPhone 15 lëshon një paralajmërim – thotë se një aplikacion po e zbraz 25% të baterisë së telefonit të tij

iphone dyqan

Apple identifikon problemet që po e shkaktojnë ngrohjen e iPhonëve 15

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

INFO

NA NDIQ