William Walker i dhuron një lule Thaçit: Mbaje në zyrë për t’i kujtuar viktimat e Reçakut (Video)

0

sh-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka marr pjesë në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Walker ka falënderuar të gjithë të pranishmit që e ftojnë të jenë pjesë e çdo përvjetori dhe tha do të bëjë të pamundur të jetë në Kosovë për çdo përvjetor të masakrës së Reçakut sa të ketë shëndet.

“Që nga koha e pensionimit unë kalojë shumë kohë me shqiptarët. Që nga 15 janari i 99-së unë kam bërë shumë miq këtu”, tha Walker.

Walker në përfundim të fjalimit një lule të cilën sot e morri si dhuratë në Reçak, nga një vajzë ia ka dhuruar presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej të rënëve në Reçak erdhi dhe më dha një dhuratë, më dhuroi një lule dhe dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi me qëllim që ai ta mbajë në zyrë për t’i kujtuar viktimat e Reçakut…”, tha Walker. /Telegrafi/