Wizz Air me fluturime të reja nga Shkupi për në destinacione të tjera

INA
INA

24 Maj, 2023

Kompania me buxhet të ulët “Wizz air” ka filluar të planifikojë fluturime drejt destinacioneve të reja nga Shkupi, pasi ka fituar tenderin e Qeverisë së Maqedonisë për ofrimin e linjave të reja nga vendi në këmbim të subvencioneve për një periudhë trevjeçare.

Transportuesi ajror i udhëtarëve ka planifikuar fluturime nga Shkupi në Lubjanë dhe Luksemburg. Për në kryeqendrën sllovene fluturimet do të fillojnë më 27 shtator me një avion Airbus A321 dhe fillimisht do të operojnë dy herë në javë përpara se të rriten në tre në javë nga 31 tetori, përcjell INA.

Fluturimet për në Luksemburg janë planifikuar për 18 dhjetor dhe do të jenë tre herë në javë me aeroplanin A320.

Siç është raportuar më parë, “Wizz Air” ende nuk ka planifikuar fluturime për në Shtutgart dhe Salzburg, të cilat nga nëntori gjithashtu do të operojnë tre herë në javë.

“Wizz air” do të stacionojë avionin e saj të gjashtë në kryeqytetin e Maqedonisë dhe do të rrisë frekuencat e nëntë linjave ekzistuese: Dortmund, Bremen, Memmingen, Berlin, Baden-Baden, Romë Fiumicino, Charleroi Bruksel, Bratislavë dhe Eindhoven. Fluturimet për në Berlin, Eindhoven dhe Charleroi do të operojnë çdo ditë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kandidatet ut

Zyrtarizohet lista e kandidatëve për rektor të UT-së

shqiperia rama karikature

“Shqipëria s’është më një shaka e keqe ballkanike”/ “The Economist”: Rama i shqetësuar për emigracionin. Nervozohet sa herë që…

pompa-benzines-derivatet-naftes

Zhduken afër 8 mijë litra derivate në ‘EXFIS’ në Pejë, të dyshuar i gjithë personeli

escobar

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

besnik bislimi albin kurti

Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

antoni blinken

Shqiptarët e Amerikës letër Blinkenit

Kristofer-Hill

Hill për VOA: Kemi probleme me kryeministrin Kurti

Rama-kurti

Pse po e sulmon Kurtin, ja si përgjigjet Edi Rama?

INFO

NA NDIQ