Wizzair” ndëpret disa fluturime në Maqedoni dhe vende tjera në Ballkan

“Wizz Air” po pezullon përkohësisht gjashtë fluturimet në disa destinacione, pasi po përballet me mungesën e stafit.

Me këto masa janë prekur shërbimet e linjës ajrore nga Prishtina, Lubjana, Ohri, Beogradi dhe Tuzlla. Janë pezulluar fluturimet e linjës Ohër – Dortmund dhe se fluturime në këtë destinacion nuk do të ketë deri më 2 shtator, përcjell INA.

“Wizzair” po pezullon fluturimet e saj nga Dortmundi dhe Roma për në Prishtinë dhe shërbimet do të rifillojnë përkatësisht më 2 shtator dhe 2 tetor. Në mënyrë të ngjashme, linja ajrore ka anuluar të gjitha fluturimet e saj nga Tuzla në Milano këtë verë, të cilat tani janë planifikuar të rifillojnë më 30 tetor me dy rotacione javore.

Vizzair tha se pasagjerët që janë të dëmtuar dhe nuk do të realizojnë fluturimet do të kontaktohen me email dhe do t’u ofrohet mundësia për të rezervuar ose për të marrë një rimbursim. (INA)