Wizzair nga Shkupi nis me shitjen e biletave për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart

Picture of Ina Online
Ina Online

17/12/2024

Pas takimit të sotëm ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt dhe drejtorit menaxhues të Wizzair, Roland Tischner u bë e ditur se është nxjerrë zyrtarisht shitja e biletave për tre linjat e reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart.

Pasagjerët në Aeroportin e Shkupit, nga viti 2025, mund të arrijnë lehtësisht dhe të vizitojnë këto qendra evropiane.

Këto fluturime do të jenë funksionale nga maji 2025.

Fluturimet direkte për Barcelonë dhe Lyon do nisin nga muaji maj 2025,  ndërsa për/nga Shtutgarti fillojnë të funksionojnë nga shtatori 2025.

“Si TAV Airports, ne jemi të kënaqur të njoftojmë kthimin e Barcelonës si destinacion nga Aeroporti i Shkupit nga 3 maji 2025, përmes Wizzair, veçanërisht pasi ishte linja më e preferuar nga pasagjerët tanë. Përveç Barcelonës, vitin e ardhshëm Wizzair do të prezantojë edhe Lionin dhe Shtutgartin si destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit, që do të jetë një avantazh për të gjithë pasi zgjeron rrjetin e destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit”, theksoi Kurt nga TAV Maqedoni.

Rezervimet për tre destinacionet e reja të disponueshme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë të hapura nga sot, fluturimet do të fillojnë më 3 maj 2025 (Barcelona) dhe do të operojnë çdo të martë dhe të shtunë, ndërsa më 1 maj 2025 (Lyon),  fluturime të planifikuara të martën, të enjten. dhe të shtunave, ndërsa fluturimet për në Shtutgart do të fillojnë më 29 shtator 2025, me fluturime tre herë në javë të hënën, të mërkurën dhe të premten.

Çmimet bazë fillojnë me vetëm 24,99 € për Shtutgartin dhe 29,99 € për Lyon. Fluturimet nga Shkupi në Barcelonë ofrohen me çmime nga 31.99 euro.(INA)

TË FUNDIT

Ditë e gjatë gjykimi për Ramiz Merkon

VLEN: BDI-ja dhe patericat e saja po përdorin ngjarjet e dhimbshme si ajo e 27 prillit për të fituar pikë politike

Javën e ardhshme do të ketë takim midis Qeverisë së RMV-së dhe sindikalistëve

Luizi dhe Kiara po përfundojnë pushimet me këto fjalë

Deputeti Shaqiri në takim me babain e Albin Kurtit dhe veprimtarin Avni Dehari

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË