Wizzair shkurton numrin e fluturimeve në Ballkan, Shkupi humbësi më i madh

ina-online
ina-online

19/03/2024

Kompania e fluturimeve Wizz Air me çmime të ulta ka zvogëluar për gati 22 për qind fluturimet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Motorët e aeroplanëve të Wizz Air që janë prodhim i kompanisë Rtx – Pratt & Whitney Gtf po kontrollohen nga autoritetet e sigurisë së aviacionit, pasi janë vënë re disa çarje mikroskopike të shkaktuara nga një gjendje e rrallë në metalin pluhur që përdoret për të prodhuar disqe turbinash me presion të lartë të motorëve. Në një shënim kompania informon se 600-700 prej këtyre motorëve, nga rreth 3 mijë në qarkullim, do të duhet të inspektohen midis viteve 2023-2026 për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, përcjell INA.

Andaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kjo kompani ka ulur numrin e fluturimeve për 22.3 % gjatë periudhës së sezonit të verës, që fillon më 31 mars dhe zgjat deri më 26 tetor.

Shkupi, si baza më e madhe e Wizz Air në rajon, do të pësojë një rënie të kapacitetit të përgjithshëm për 25.3 për qind këtë verë në krahasim me planin fillestar. Reduktimet e Wizz Air kanë bërë që tregu vendor të humbasë pozicionin e tij si tregu i dytë me rritje më të shpejtë në Evropë këtë vit. Shkurtime do të ketë edhe në Ohër, që do të humbasë 48.3 për qind të kapacitetit të Wizz Air, raporton Ex-Yu Aviation News. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ