Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian dje hapi eventin multimedial “Të ecësh në vija të holla” në rezidencën e BE-së.
Ky event multimedial hulumton tema të lidhura me shëndetin mendor përmes një instalacioni nga Dijana Tomik-Radevska; një shfaqje me regji të Jovan Ristovskit dhe një ekspozitë me vepra artistike e kuruar nga Jasmina Kotevska e marrë nga Spitali Psikiatrik i Demir Hisarit dhe veprat artistike të: Marija Trajanovska, Lusiana Ampeva, Kasiopeia Naumoska, Ema Petrova, Nikola Pijanmanov, Toni Blazeski, dhe Sasho Trajçe Çatmov.
Eventi multimedial do të jetë i hapur për publikun gjatë periudhës 9 Prill – 31 Maj. Rezervimi i vizitës mund të bëhet përmes faqes në Facebook të Europe House, që nga java e ardhshme: https://www.facebook.com/EuropeHouseSkopje
Një varg seminaresh do të organizohen gjithashtu në zyrat e Europe House në të gjithë vendin:
· 3 prill, Europe House Shkup – Punëtoria “Depth Drawing” me Goran Stojchetovic, Serbi
· 4 prill, Europe House Strumicë – Punëtoria “Depth Drawing” me Goran Stojchetovic, Serbi
· 5 prill, Europe House Manastir – Punëtoria “Depth Drawing” me Goran Stojchetovic, Serbi
· 19 prill, Europe House Veles – Punëtori artistike me Toni Popov
· 26 Prill, Europe House Kriva Pallankë – Punëtori mbi Cianotipinë
· 23 maj, Europe House Strugë – Punëtori artistike me Toni Popov
Të gjitha këto aktivitete janë krijuar për të nxitur një debat të gjerë në lidhje me shëndetin mendor si dhe për të përforcuar luftën kundër paragjykimeve për sëmundjet mendore.