Koalicioni opozitar VLEN tashmë po formalizon dhe finalizon listat për deputetë për zgjedhjet e 8 majit.
Siç mëson INA nga burime partiake, finalizimi i listave këtyre ditëve pritet të bëhet edhe në njësinë e 6 zgjedhore.
Pas kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si bartës liste, i dyti do të jetë Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje. Më pas radhitet Besa Kadriu nga Lëvizja BESA, vijon Halil Snopçe nga ASH. (INA)