VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

INA
INA

18/04/2024

“Ali Ahmeti po tregon tendencat e tij. Ai dëshiron që ta suspendojë zgjedhjen demokratike të qytetarit. Në vend që populli shqiptar të vendosë se kush do të jetë pjesë e Qeverisë, ai vlerëson që Qeveria është diçka që i takon atij personalisht ta vendosë. Parodia e sodit e Ali Ahmetit është autogol për BDI-në.

Në radhë të parë, në mënyrë të pavetëdijshme ata po pranojnë se me siguri i humbasin zgjedhjet më 24 prill dhe 8 maj. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të frikësuar. Po vjen koha e përgjegjësisë për çdo skandal korrupsioni dhe dëmtim të buxhetit të kryer nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.

Së dyti, ata po përpiqen të dërgojnë mesazhin se janë gati të luajnë si fëmijë të lazdruar dhe të imagjinojnë institucione fiktive meqenëse nuk janë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që të mos lejoni Ali Ahmetin dhe BDI-në t’ju shesin koncepte bajate. Askund nuk i shiten trikat se nëse nuk janë në pushtet, shqiptarët nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në qeveri. Ata ka kohë që nuk i interesojnë shqiptarët, por vetëm për xhepat dhe interesat e tyre personale.

Më 8 maj, Ali Ahmeti dhe BDI do të humbasin privilegjet dhe mundësinë për të ndikuar në vendimet e organeve të drejtësisë. Ky fakt i tillë krijon përmbytje për ta dhe i bën ata të mbjellin frikë. Këtë herë nuk duhet t’i kalojë.

Koalicioni VLEN ju fton që në 24 Prill të dilni masivisht në zgjedhje dhe së bashku t’i dërgojmë në opozitë këto marrëzi politike që duan të mbajnë peng të ardhmen e popullit shqiptar!” thuhet në kumtesën e VLEN-it

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

taravari vlen lideret

VLEN shpalos programin për zgjedhje: Zhdukje e bixhozit, decentralizim fiskal, aksionet në dorë të qytetarëve

FB_IMG_1713453508018

Taravari: Kërçova është Surpriza më e bukur e kësaj fushate!

moti-me-shi-sdsdss-800x445

Dallimet e temperaturave janë shokuese për njerëzit, këtë verë në RMV mund të ketë stuhi me bubullima

Mickoski

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

librat-780x439

Hapet edicioni i 36-të i Panairit të Librit në Shkup

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti në seancën simuluese: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

zgjedhje maqedoni

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

INFO

NA NDIQ