Xabi Alonso e mbështet fuqishëm Wirtzin

Picture of INA
INA

04/11/2025

Xabi Alonso beson se është “vetëm çështje kohe” derisa Florian Wirtz të gjejë formën e tij te Liverpooli.

Wirtz ka hasur vështirësi që nga transferimi i tij veror nga Bayer Leverkusen në një marrëveshje të raportuar prej 109.6 milionë paundësh (125 milionë eurosh).

Mesfushori gjerman ende nuk ka shënuar asnjë gol zyrtar për “The Reds”, ndonëse muajin e kaluar regjistroi dy asistime në fitoren 5-1 kundër Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve.

Të martën, Wirtz do të përballet me ish-trajnerin e tij Xabi Alonso, kur Real Madridi udhëton në “Anfield” për përballjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Nën drejtimin e Alonsos te Leverkuseni, 21-vjeçari pati një periudhë të shkëlqyer, duke kontribuar me 79 gola të drejtpërdrejtë (38 gola dhe 41 asistime) në 119 ndeshje në të gjitha garat.

Alonso, në prag të takimit, u shpreh i bindur se Wirtz do të shpërthejë së shpejti edhe në Premierligë:

“Nuk kam asnjë dyshim, është vetëm çështje kohe,” tha Alonso.

“Është një mundësi e madhe për të, pas kaq shumë vitesh në Gjermani, në klubin ku është rritur. Ai ka nevojë të përshtatet, por është një lojtar vërtet i veçantë. Është konkurrues. Një nga arsyet pse jam këtu është edhe për shkak të Flos. Shpresoj jo nesër, por shpejt, ai do ta tregojë cilësinë dhe klasin e tij”, përfundoi Alonso.

TË FUNDIT

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Sela sinjalizoi se është larguar nga AKI: Koalicionin e deridjeshëm e lëmë të lirë, ASH do të merret me vetveten

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË