Xavi: Barcelona mund të luftojë për titullin e kampionit

INA
INA

23/01/2024

Trajneri i ekipit të futbollit Barcelona, Xavi Hernandez, ka thënë të shtunën se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e ligës, pavarësisht negativitetit në klub.

Katalanët e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë.

Barcelona përballet me ekipin Real Betis të dielën, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey. Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Nesër do të tentojnë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”.

Ai e ka pranuar që ekipi i tij duhet të shtrëngohet për t’i shfrytëzuar mundësitë, mirëpo ka insistuar se beson që mund të triumfojë këtë sezon.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

Pep Guardiola

“I jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

xherdan shaqiri

Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

seria-a

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

messi inter miami

Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

INFO

NA NDIQ