Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Alavesit, i cili ka thënë se fanella e blaugranëve peshon 20 kilogramë më shumë se tjerat klube.“Nuk është e lehtë të luash për Barcelonën, fanella peshon 20 kilogramë më shumë se të tjerat klube. Është e vështirë. Jemi në një moment ku duhet të qëndrojmë së bashku, mos u shqetësoni. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. E kam thënë tashmë në të kaluarën që dielli do të kthehej. Edhe nëse sonte (dje) ishte shumë ftohtë, jam i lumtur”.
Tutje, ai ka folur edhe për Dembelen, për të cilin tha se nuk ka asgjë të re rreth tij.
Barcelona fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Alaevesit, me golin e Frankie De Jong.