Xavi i revoltuar ndaj referit: Duhet të japë shpjegime, nuk i kuptova vendimet e tij

Humbja 1-0 në Milano ka komplikuar rrugëtimin në Champions të Barcelonës, që tani e sheh veten në vendin e tretë me vetëm 3 pikë, ndërsa pas ndeshjes ndaj Interit, Xavi ka drejtuar gishtin nga arbitri.

“Jam i indinjuar me vendimet e arbitrit. Në fillim anulon një gol për prekje me dorë të Ansu Fatit, por golin nuk e shënoi ai. Më pas nuk sinjalizoi asgjë në rastin e Dumfries. Nuk e di, por arbitri duhet të japë shpjegime”, deklaroi tekniku katalan.

Sa i përket ndeshjes, Xavi shfaqi rezerva për mënyrën si e interpretuan ndeshjen të tijtë, sidomos në pjesën e parë, kur Barcelona nuk arriti të godasë asnjëherë rrezikshëm portën e Onanës.

“E kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur me 3-4-3, por vuajtëm shumë në pjesën e parë, Na mungoi rimtin dhe nuk dilnim dot shpejt, u korrigjuam vetëm në 30 minutat e fundit, por kjo nuk mjaftoi, edhe për faj të arbitrit të ndeshjes”, u shpreh Xavi.