Xavi i tërbuar me Lewandowskin

ina-online
ina-online

22/12/2023

Pas titullit të fituar sezonin e kaluar, Barcelona nuk po kalon një periudhë të lehtë.

Skuadra e Xavit tashmë është 7 pikë prapa Real Madridit në renditjen aktuale dhe mbi të gjitha nuk po arrin të gjejë vazhdimësi në rezultate e paraqitje.

Ndeshjet e fundit, mes Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s, kanë qenë shqetësuese dhe sidomos e fundit, ajo ndaj Almeria, e fituar 3-2, duket se ka lënë disa pasoja. Siç raporton “Mundo Deportivo”, shpërthimi i trajnerit pas ndeshjes nuk do të kishte qenë një rast i izoluar.

Larg kësaj, Xavi ka qenë shumë i zemëruar me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 (Leo Baptistao iu përgjigj Raphinha). Ish-mesfushori do të kishte thënë fraza të tilla si “dua të vraponi si derrat”, përpara se të sulmonte hapur një të paprekshëm si Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka shënuar vetëm 9 gola në të gjitha garat deri më tani. Në La Liga e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në një nga 5 ndeshjet e tij të fundit. Një moment delikat, i acaruar nga fjalët e Xavit, i cili ka kërkuar që të vrapojnë të gjithë në fushë.

Një moment tensioni që konfirmon thashethemet e përhapura ditët e fundit. Klima nuk është aspak e qetë dhe pozicioni i trajnerit nuk duket më aq solid.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ