​Xavi: Nuk dorëzohemi për titull

ina-online
ina-online

12/02/2024

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez këmbëngul se skuadra e tij nuk do të heqë dorë nga titulli i ligës pasi skuadra e tij u ndal me barazim 3-3 nga Granada të dielën.

Kz barazim nënkupton që katalanasit kanë mbetur 10 pikë prapa Real Madridit që ëhstë lider i tabelës me 61 pikë.

“Ne humbëm dy pikë dhe një mundësi të mirë për të shkurtuar deficitin. Granada luajti një lojë inteligjente, ata na bënë shumë presion”, u tha ai gazetarëve.

“Liga ishte e vështirë dhe tani pa këto dy pikë bëhet edhe më e vështirë. Është një ndryshim i madh, por ne nuk do të dorëzohemi. Ne kishim shumë raste për të vulosur ndeshjen. Skuadra kishte besim, guxim dhe dëshirë, por nuk mjaftoi. Kjo e bën edhe më të vështirë për ne.”, thkesoi Xavi.

Barcelona tani ka edhe një javë tjetër të lirë para ndeshjes së radhës. Katalanasit rikthehen në aksion të shtunën kundër Celta Vigos në La Liga.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

lotito

Shpërthen Lotito: Lazio po bëhet kurban, ky sistem nuk garanton besueshmëri

zidane-1-600x360

Zidane refuzon Manchester Unitedin, nuk është i interesuar për Ligën Premier

fifa

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

xavi

Kush është kandidati potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barca? (FOTO)

futboll

Revolucioni në futboll po vjen – tetë rregullat e reja që pritet të votohen për sezonin e ri

zidane-1-600x360

Nuk e ka në mendje Bayernin – zbulohet plani i Zidanes për t’u kthyer në zejen e trajnerit

barcelona-real

Zbulohet synimi i Real Madridit para El Clasicos – Barcelona do synojë t’ua prish planet

vedat-muriqi

Muriqi me Mallorcan përball Bilbaos në finale të kupës

INFO

NA NDIQ