Xavi reagon pas ndeshjes ndaj Real Madridit, thotë se ekipi i tij nuk e ka merituar humbjen

ina-online
ina-online

29/10/2023

Xavi Hernandez beson se skuadra e tij Barcelona pësoi një humbje të ‘pamerituar’ ndaj Real Madridit, i cili fitoi me rezultat 2-1 në El Clasico.

Barcelona kaloi në avantazh në në minutën e tetë të takimit përmes Ilkay Gundogan, por më pas humbi epërsinë në pjesën e dytë pas dy golave të shënuar nga Jude Bellingham.

Duke folur për mediumin DAZN që transmetoi këtë ndeshje, trajneri i katalanasve tha se futbollistët e tij dominuan gjashtëdhjetë minutat e para.

“Na duhen pesë ose gjashtë rast] për të shënuar një gol dhe ata shënojnë dy ose tre gola me dy ose dy raste e gjysmë,” është shprehur Xavi.

Xavi besoi se madrilenët ishin të kënaqur me golin e barazimit të Bellingham derisa një harkim nga Dani Carvajal gjeti mjaft mirë në zonë anglezi i cili mposhti me lehtësi gjermanin Ter Stegen.

Barça e planifikoi ndeshjen shumë mirë sipas tij, megjithatë ai pranoi se Real Madridi i bëri futbollistët e tij të vuanin në minutat e fundit.

“Sinqerisht, mendoj se ne ishim superior, por Madridit nëse i fal, i ka këto gjëra [për të fituar ndeshjen në fund], përfundoi tekniku spanjoll.

Barcelona do synojë që ta lë prapa krahëve këtë humbje sa më shpejtë që të jetë e mundur, teksa javën e ardhshme do të përpiqet t’i rikthehet fitoreve kur do të udhëtojë në rajonin bask për t’u përballur me Real Sociedadin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Këto janë 12 klubet të cilat e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

zekirija ramadani

Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë, firmos me Dritën e Gjilanit

daja

Daja: Nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj Plzenit

champions-logo

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në Champions League

sylvinjo

‘Do të çojë Shqipërinë në Botëror!’ Sylvinho edhe dy vite të tjera me Shqipërinë?

barcelonaa

Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

struga trim lum

Struga si mysafire mposhti Vardarin

Nadal

Nadal i rikthehet fushave të tenisit

karton futboll

Në futboll do të ketë edhe karton portokalli

INFO

NA NDIQ