Xhafer Dolek duhej të ishte në autobusin që u dogj, por gabimi gjatë dorëzimit të valixheve i shpëtoi jetën

Xhafer Dolek është njëri prej udhëtarëve që po kthehej nga Turqia me kompaninë transportuese “Besa Trans”, por gabimisht ka futur valixhet në autobus tjetër, dhe kjo i ka shpëtuar jetën. Dolek sipas listës është dashur të futet dhe të realizojë pranim-dorëzimin e valixheve në autobusin që u dogj në autostradën “Struma” në Bugari, por pasi më kishte dorëzuar valixhet në autobus tjetër, autoritetet e kompanisë transportuese e kishin urdhëruar që të qëndronte në të njëjtin autobus, pasi kishte vend të lirë.

Këtë e tregon babai i Xhaferit, i cili thotë se vetëm Zoti e kishte ruajtur djalin e tij. Ai për aksidentin ishte njoftuar pasi ishte dëgjuar me djalin e tij, i cili e kishte njoftuar për arritjen e sigurt në Shkup, pas çka i kishte treguar se njëri prej autobusëve kishte pësuar aksident.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, në autostradën “Struma” në Bullgari nga zjarri i autobusit të “Besa Trans” jetën e kanë humbur 44 persona, ndërkaq 8 kanë shpëtuar.