Xhaferi anulon intervistën në TV21, tregon arsyet?

Ish-zv.kryeministri dhe njëherit anëtari i lartë i BDI-së, Musa Xhaferi brenda një ore ka anuluar mbrëmë një intervistë në TV21 të caktuar për sonte në TV21.

Sipas një lajmi në TV21, Xhaferi ka konfirmuar pjesëmarrjen në emisionin “Click Plus”, por më pas e na anuluar, me arsyetimin se është caktuar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe se ti hapet rrugë debatit të brendshëm.

“Ju lutem, edhe pse kam konfirmuar prezencën time në emision për ditën e hënë, më njoftuan se ditën e martë kemi takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Duke dashur që t’i japim shans plotësues bisedimeve për situatën e brendshme në BDI, me keqardhje ju njoftoj se duhet të anulojmë intervistën, me të vetmen arsye që bisedat mos t’i bëjmë përmes mediave. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Pas takimit premtoj që do të vijë në studion tuaj”, ka thënë Musa Xhaferi për TV21.

Xhaferi është pjesë e letrës së nënshkruar të grupit të pakënaqur në BDI që kërkojnë shkarkimin e ministrave, me theks të vecantë të zv/kryeministrit Artan Grubi. (INA)