Xhaferi i përgjigjet Mexhitit: Grup deputetësh formojnë së paku pesë deputetë

ina-online
ina-online

27/07/2023

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit sot pasdite kumtuan se kryetari i Kuvendit e ka pranuar njoftimin e tre deputetëve të cilët paralajmëruan se do të veprojnë si grup i pavarur i deputetëve.

“Kryetari Xhaferi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, i njoftoi me shkrim se: “Në pajtim me nenin 33, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Grupi Parlamentar përbëhet prej së paku pesë deputetëve të cilët i takojnë një ose më shumë partive politike. Sipas përcaktimit të lartpërmendur, nuk keni mundësi të formoni grup parlamentar, as të përcaktoni koordinator dhe zëvendës-koordinatorë”, thuhet në kumtesë.

Xhaferi, siç potencohet, i ka njoftuar tre deputetët se mundet secili individualisht të dorëzojë njoftimin për veprim si deputet i pavarur.

Paraprakisht, deputetët e deritanishëm të BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe deputeti Kastriot Rexhepi, të cilët paralajmëruan formimin e lëvizjes së re politike, përmes një videoje në rrjetet sociale kumtuan se që sot do të veprojnë si deputetë të pavarur.

“Sot, zyrtarisht me shkrim e informuam edhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së se do të veprojmë si deputetë të pavarur. Ju ftojmë gjithve pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes së re në ardhje që të bëheni pjesë e ndryshimit të madh, pjesë e fillimit të ri”, shkroi Mexhiti në profilin e tij në Fejsbuk, ku e ka publikuar videon e Koxhaxhikut.

Në videon, koxhaxhiku informoi se koordinator i këtij grupi do të jetë Kastriot Rexhepi, ndërsa ajo zëvendëse e tij./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski njëherë nuk po mendon që të rikandidohet, po pret përfundimin e mandatit

INFO

NA NDIQ