Xhaferi – Lipavski: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë kanë miqësi tradicionale

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Shkurt, 2023

Marrëdhëniet me Republikën e Çekisë karakterizohen me miqësi tradicionale dhe bashkëpunim, me dialog të përhershëm politik dhe bashkëpunim të ndërsjelltë, potencoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavski.

Xhaferi shprehi mirënjohje për vlerësimin e zmadhuar të rëndësisë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas krizës migrante në vitin 2015, kur u rrit interesi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Unionit

Në vazhdim, kryetari Xhaferi theksoi se Grupi i Vishegradit është ndër mbështetësit më të zëshëm të aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për fitimin e anëtarësisë në BE, dhe shprehu pritjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhme, duke e marrë parasysh mbështetjen e padyshimtë për përforcimin e partneritetit.

“Kjo do të sjellë deri në avancimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe të parimit të sundimit të mirë. Informoi edhe për procesin eurointegrues të vendit, me ç’rast nënvizoi se pritet që procesi i skriningut të rrjedhë sipas dinamikës së përcaktuar, që mandej të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Xhaferi.

Ministri Lipavski shprehu kënaqësi për takimin dhe mundësinë që ai të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një ndër institucionet më të rëndësishme në çdo vend anëtar i BE-së. Potencoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE doemos të jetë interesi kryesor nacional i të gjithë faktorëve politikë në shtet, duke e ditur se ai proces është shumë i gjatë, i dhimbshëm, me nevojë për bërjen e ndryshimeve rrënjësore në rregullativën ligjore të vendeve kandidate për anëtarësim.

“Duhet që të gjitha vendimet e rëndësishme politike të merren me konsensus dhe e njëjta tu sqarohet mirë qytetarëve në vend”, tha Lipavski.

Ai sugjeroi se vendi ynë doemos të vazhdojë me rrugën reformuese dhe ti bëjë të gjitha ndryshimet e duhura që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa Republika e Çekisë gjithmonë do të jetë në anën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se koha që vjen sjell sfida dhe prandaj nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje e ndërsjellë më e madhe, me qëllim që Republika e Maqedonisë së Veriut të mund të përparojë në rrugën e vet evropiane dhe ti tejkalojë sfidat e rënda me të cilat ballafaqohet.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policija-1-800x445

Kreu vjedhje të rënda, paraburgim për 23 vjeçarin nga Shkupi

xhevdet

Qeveria a po i mbështet qytetarët për rrymën, Hajredini i përgjigjet Besimit

autoblindat ushtarake

Mbërrijnë autoblindat ushtarake të blera nga SHBA-të

mickoski-kovacevski

Takimi i liderëve, me kushte dhe kushtëzime

kolona kufi bogorodice greqi

Kolona të gjata në kufirin Maqedoni-Greqi

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

INFO

NA NDIQ