Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

ina-online
ina-online

04/03/2024

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot gjatë vizitës së punës në Manastir, i vizituan IN “Instituti dhe Muzeu” dhe Muzeun e Alfabetit Shqip.

Kryeministri e vizitoi edhe Dhomën përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe Ekspozitën e përhershme të muzeut, në të cilën janë vendosur mbi 2000 objekte muzeore të periudhave të ndryshme kohore. Në kuadër të saj janë ekspozuar objekte që i përkasin koleksioneve arkeologjike, etnologjike, historike, si dhe koleksioneve të artit bashkëkohor.

Gjatë vizitës në “Muzeun e Alfabetit Shqip”, Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, e pa ekspozitën e instaluar mobile digjitale të përbërë nga 51 fotografi, të realizuara me teknologjinë më moderne, ku janë prezantuar njerëzit që kanë kontribuuar në zhvillimin e alfabetit shqip ndër shekuj, fotografi të personave-pjesëmarrës të Kongresit të Manastirit të mbajtur në Manastir dhe 58 dokumente në vitrinat muzeore. Ekspozita mobile ose digjitale përbëhet nga një pëlhurë e ndriçuar me dy monitorë. Në vitrinat muzeore gjenden dokumente që kanë një rëndësi të madhe dhe janë dëshmi e alfabetit shqip ndër shekuj.

Kryeministri, në dy institucionet muzeore bisedoi me punonjësit, për kushtet për punë dhe aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar. Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, theksoi se mesazhet kulturore që i dërgojnë këto dy institucione të rëndësishme shtetërore janë të një rëndësie të madhe për Maqedoninë e Veriut. Ai sugjeroi se Instituti dhe Muzeu në Manastir dhe Muzeu i Alfabetit Shqip, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për ndërtimin e jetës multikulturore të vendit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ