Xhaferi: Mundësia për shpërthim në Ballkan ekziston gjithmonë, të jemi vigjilent

INA
INA

29/02/2024

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme.Në një intervistë në “A2 CNN”, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa.

“Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë garant për atë çka nënkupton siguria ndërkombëtare e vendeve sa i përket obligimit të përbashkët, po s’do mend që çdo vend individualisht, duke pasur parasysh aspektet e asaj që shohim dhe deklarohen nga Serbia është sinjal për gjithë ne që situata nuk është si mendojmë ne në rrafshin politik, por mundësia për një shpërthim ekziston gjithmonë, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Jo rastësish ne jemi kundër Rusisë, përjashtuar Serbisë”, u shpreh Xhaferi në A2 CNN.

Ndryshe, sot ai gjatë qëndrimit në Tiranë do të merr pjesë në konferencën “Rritja dhe konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

Në fokus të takimit është Plani i rritjes të Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa do të diskutohet edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e Tregut të përbashkët rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm evropian.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ