Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit

INA
INA

17/11/2023

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar sot në Hungari.

Nga atje ka dërguar porosi deri te subjektet politike në vend, që tani është momenti të dëshmojnë përkushtimin eurointegrues edhe në vepër, përcjell TV21.

Xhaferi bëri të qartë, se ndryshimet kushtetuese duhet të realizohen këtë vit.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese si kusht për mbajtjen e konferencë së dytë ndër-qeveritare me Bashkimin Evropian dhe hapja e klasterëve të negocimit duhet të rrumbullakohet gjatë këtij viti.   Konsideroj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat zotohen për eurointegrim, të demonstrojnë përkushtimin e vet edhe në vepër”, tha mes tjerash Xhaferi.

Në fund, ai vlerësoi “me optimizëm momentin pozitiv dhe afatin e nënvizuar për zgjerimin e mëtejmë të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

vetur-makin-brenda-shofer

FOTO/ Shtetasi suedez mori ‘rent a car’ Porsche dhe BMW në vlerë të 200 mijë € në aeroport dhe zhduket

Lavrov Shkup

Lavrov nervozohet me gazetarët në Shkup, ja skandali që bën?

muhamed zekiri

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit

INFO

NA NDIQ